Osmani në Vjenë: Evropa të hapë dyert dhe zemrën për evropianët më të rinj

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin e saj në 100-vjetorin e themelimit të lëvizjes Paneuropa në Vjenë.

Ajo gjatë fjalimin u shpreh se Kosova është Evropë dhe se të jesh kosovar, do të thotë të jesh evropian.

“Kosova është Evropë dhe të jesh kosovar do të thotë të jesh evropian. Ne e kemi ndjerë miqësinë dhe mbështetjen nga Paneuropa në kohët tona më të vështira, në vitet e 90-ta, kur Otto von Habsburg, një mik i madh i presidentit Rugova dhe një mik i madh i popullit tonë, u bë një nga zërat më të fortë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë”, u shpreh ajo.

Osmani gjithashtu gjatë këtij fjalimi kërkoi sërish liberalizimin e vizave për kosovarët, përcjell Klankosova.tv.

Presidentja tha se është koha e fundit që Evropa të hapë dyert dhe zemrën siç u shpreh ajo, për evropianët më të rinj.

“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të ripërsëritur një mesazh për të gjitha shtetet anëtare evropiane. Është koha e fundit që Evropa t’i hapë dyert dhe zemrën evropianëve më të rinj për kosovarët, duke i thënë “PO”  liberalizimit të vizave në këtë kohë vendimtare do të thotë të hedhim hapin përpara dhe t’i bashkohemi Evropës”, u shpreh ajo.

SHIKO MË SHUMË

6 vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK nesër organizon aktivitet simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, ka njoftuar...

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...