Osmani jep detaje rreth bisedës me zyrtarin e NATO-s

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë disa detaje rreth asaj se çfarë ka biseduar me zyrtarin e lartë të NATO-s, Mircea Goeana, që vizitoi sot Kosovën.

Osmani ka treguar sa është biseduar për anëtarësimin e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO.

“Synimi i anëtarësimit të  Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe në NATO është në përputhje me konceptin strategjik të Aleancës Veri-Atlantike. Në takim me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea  Geoană ritheksova mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë për t’i mirëpritur vendet aspiruese të Ballkanit Perëndimor në NATO”, shkruan Osmani në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

“Uniteti transatlantik është vendimtar për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë si dhe për ta luftuar ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj”, shtoi ajo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...

Katër raste të armëbajteve pa leje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbajtjeve pa...