OSHP-ja urdhëron Komunën e Lipjanit ta kthej në rivlerësim tenderin për mirëmbajtje dhe servisim të automjeteve

PUBLIKUAR

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP)  ka marrë vendim që ta kthej në rivlerësim aktivitetin e prokurimit “Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve të institucioneve komunale”.

OSHP-ja po ashtu ka urdhëruar Komunën e Lipjanit që procedurën e prokurimit për mirëmbajtjen e automjeteve komunale ta kthejë në rivlerësim.

Komuna e Lipjanit më 15 shkurt 2016 kishte publikuar njoftimin për kontratë lidhur me aktivitetet e prokurimit “Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve të institucioneve komunale”.

Kundër njoftimit të Komunës së Lipjanit kishte paraqitur ankesë operatori DPZ “Suzuki”, nga Fushë-Kosova, në afatin e paraparë.

OSHP-ja pas pranimit të ankesës kishte caktuar ekspertin shqyrtues, i cili e kishte shqyrtuar ankesën duke rekomanduar që të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës dhe lënda të kthehet në rivlerësim.

Eksperti shqyrtues në raportin e tij thekson se operatorit ekonomik i rekomanduar për kontratë i mungojnë çmimet për disa pozicione dhe si i tillë është i papërgjegjshëm.

Përfaqësuesi i Komunës së Lipjanit, Adem Duriqi, ka thënë për LipjaniNews lënda është kthye në rivlerësim. “Këto ditë duhet të bëhet rivlerësimi dhe të shiqojm si po rrjedhin gjërat, tha Duriqi

I pyetur nëse është anuluar ky tender ai tha se ky tender do të rivlerësohet.

“Nuk është anuluar, i njejti rivlerësohet. Pas rivlerësimit, nëse nuk ka OE të përgjegjshëm, atëherë anulohet. Ka mundësi që nga rivlerësimi i ri te zgjidhet operatori i ri, është shprehuar Duriqi, për LipjaniNews.

Vendimin OSHP-së mund ta gjeni KETU /FotoArkivi/

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...