OSBE: Armëpushimi në Ukrainë nuk po respektohet

PUBLIKUAR

Udhëheqësi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë ende ka shkelje të shumta të armëpushimit në Ukrainë dhe asnjë dëshmi se cilado palë po tërheqë armatimin e rëndë nga vija e frontit, ashtu siç janë pajtuar gjatë javës së kaluar.

“Ne duhet të vazhdojmë presionin ndaj dy palëve” ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanieri para gazetarëve në New York, pasi ka informuar Këshillin e Sigurimit rreth situatës në Ukrainë.

Trupat qeveritare ukrainase dhe separatistët pro Kremlinit në fillim të javës dukej se kishin filluar të respektonin armëpushimin e arritur në Mynih.

Megjithatë Zannieri i ka thënë Reutersit se situata mbetet “konfuze” dhe se ai sheh potencial për një tjetër fazë intensive të luftimeve.

Marrëveshja e arritur javën e kaluar është përpjekja e fundit prej arritjes së armëpushimit në vitin 2015 në Minsk të Bjellorusisë.

Zannieri ka thënë se përtej problemeve me armëpushimin në Ukrainë, “në shkallë të gjërë ka probleme tjera” në Evropë, pasi ka rritje të “mentalitetit të Luftës së Ftohtë”.

“Nuk ka negociata të vërteta, nuk ka besim. Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Perëndimit mbesin shumë të këqija”, ka thënë ai. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...