Organizata Botërore e Shëndetësisë: Nuk ka ende dëshmi se mikroplastikat në ujë janë të dëmshme

PUBLIKUAR

Shkencëtarët vazhdimisht po gjejnë mikroplastika në ujë të pijshëm, por, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ende nuk ka dëshmi se kjo e rrezikon shëndetin e njeriut.

Sidoqoftë, trupi i Kombeve të Bashkuara ka reaguar duke thënë se më shumë hulumtime duhet të kryhen për të kuptuar si plastika shpërndahet në ambient dhe arrin deri në trupat e njerëzve, transmeton Telegrafi.

Në përgjithësi ende nuk ka definicion të mikroplastikave, por konsiderohen të jenë më të vogla sesa një milimetër.

Prodhimi i plastikës është rritur jashtëzakonisht dekadave të fundit dhe pritet të dyfishohet deri në vitin 2025 – që do të thotë se sasi më e madhe e plastikave do të përfundojë në furnizime të ujit, në tuba, e madje edhe në trup të njerëzve. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...