Orari për sot i dëgjimeve publike për planifikimin e buxhetit 2018-2020

PUBLIKUAR

Nga sot Komuna e Lipjanit fillon dëgjimet publike Planifikimin e Buxhetit 2018-2020 në territorin e Komunës.

“Fillojnë Dëgjimet Publike për Planifikimin e Buxhetit 2018-2020.
Me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, Komuna e Lipjanit sot fillon Dëgjimet Publike për Planifikimin e Buxhetit 2018 – 2020, ku në këto takime do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti”, shkruan Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

01.08.2017 – E marte:

Ora 17:00 – Biblioteka e Qytetit – Dëgjim Publik me Gratë, Shoqatat e Gruas dhe Organizatat e Shoqërisë Civile
Ora 18:00 – Salla e Kuvendit të Komunës, Dëgjim Publik me Personat dhe Shoqatat e Personave me aftësi të Kufizuara
Ora 20:00 – Shkolla Fillore “Zenel Hajdini” në Gadime, Dëgjim Publik me banorët e fshatrave: Gadime e Epërme, Gadime e Ulët, Babush, Gllavicë, Marevc, Vrellë dhe Plitkoviq.

/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...