Orari i ndeshjeve gjysmëfinale Chelsea vs Real Madrid dhe City vs PSG

PUBLIKUAR

Real Madridi dhe Manchester City janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Reali e eliminoi Liverpoolin, derisa City Dortmundin.

Skuadra e Zinedine Zidane vuajti për 90 minuta në “Anfield”, por sfida u mbyll 0-0 dhe falë fitores 3-1 në takimin e parë, siguroi biletën për në fazën tjetër.

City i Guardiolës e fitoi edhe takimin e dytë në Gjermani, me rezultatin 2-1, ashtu si në Angli, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Në gjysmëfinale, Reali do të ketë punë me Chelsean, kurse City me Paris Saint Germainin.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen me 27 dhe 28 prill, kurse ato të kthimit me 4 dhe 5 maj.

Reali do të zhvillojë sfidën e parë ne Di Stefano, kurse më pas atë të kthimit në Stamford Bridge.

Në gjysmëfinalen tjetër, PSG do të luajë sfidën e parë si vendase, derisa në sfidën e kthimit do të udhëtojë në Angli. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...