Orari 10-orësh i punës e rritë rrezikun e sulmit në tru për 30 për qind

PUBLIKUAR

Njerëzit që punojnë 10 orë në ditë mesatarisht një herë në javë kanë një rritje të rrezikut të sulmit në tru për 30 për qind, krahasuar me dikë që nuk punon rregullisht me orar të gjatë.

Hulumtuesit kanë analizuar ndikimin e kulturave të punës në shëndetin kardiovaskular dhe kanë thënë se ata që punojnë 10 orë ose më shumë për të paktën 50 ditë në vit janë 29% më të prirë të pësojnë sulm në tru, transmeton Telegrafi.

Ata që punojnë me orar të gjatë vazhdimisht, përgjatë një periudhe prej 10 viteve apo më shumë, janë edhe më të rrezikuar, ku kanë 45% shanse më shumë të pësojnë sulm në tru.

Ky zbulim është paksa shqetësues duke marrë parasysh se në shumë vende të botës njerëzit shpeshherë punojnë me orar të gjatë.

P.sh. në Mbretërinë e Bashkuar njerëzit mesatarisht punojnë 42 orë në javë, krahasuar me Francë, Itali dhe Belgjikë ku punojnë 39 orë në javë, ndërkaq në Danimarkë vetëm 37 orë në javë.

Madje, punëtorët francezë kanë edhe mbrojtje të veçanta ligjore ku e kanë të drejtën të mos u përgjigjen e-maileve apo obligimeve tjera jashtë orarit të punës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...