Optimistët bëjnë gjumë më të mirë sesa pesimistët

PUBLIKUAR

Nëse veç jeni pak pesimist, atëherë ky lajm nuk do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

Kjo sepse, sipas studimeve të reja, optimistët kanë tendenca të bëjnë gjumë më kualitativ sesa ata që mendojnë negativisht, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit e universitetit Illinois i kanë anketuar më shumë se 3,500 njerëz mes moshave 32 dhe 51 vjet, duke dhe kanë zbuluar se ata të cilët shënojnë pikë më të larta në teste të optimizmit kanë tendenca të bëjnë gjumë më kualitativ.

Ata me nivele më të larta të optimizmit priren t’i bëjnë rreth 6 deri 9 orë gjumë çdo natë dhe kanë më pak shanse të vuajnë nga pagjumësia apo të ndihen të përgjumur gjatë ditës.

Megjithatë, shkencëtarët ende nuk e dinë se përse ndodh kjo.

Por,  nëse veç jeni duke pasur probleme me gjumë, largojeni stresin dhe mendoni pozitivisht. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...