Opozitës po i mungojnë ofertat e reja

PUBLIKUAR

Njohësi i çështjeve politike, Dukagjin Gorani ka vlerësuar se partitë opozitare nuk po janë në gjendje të emetojnë sentiment të përbashkësisë.

Sipas tij, në gjendje e tillë është parë edhe në protestën kundër ‘kapjes së shtetit’.

Ai ka thënë se koalicioni PDK-LDK më shumë rrezikohet nga Gjykata Speciale dhe proceset tjera politike sesa nga opozita, shkruan ‘Epoka e re’.

Ndërsa politologu Belul Beqaj ka deklaruar se opozitës janë duke i munguar ofertat e reja, të cilat do t’i bindin qytetarët se do të bëhet më mirë.

Beqaj ka deklaruar se për interesat e qytetarëve të nëpërkëmbur nuk është me rëndësi a rrezikohet koalicioni nga brenda apo nga opozita. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Behrami: PDK respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Dje, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të...

Zhduket një grua në Ferizaj

Një grua është raportuar e zhdukur më 6 mars në Ferizaj. Policia ka njoftuar se...

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik. Policia ka bërë...