Opinionisti shqiptar kritikon artistët që kërkuan të bojkotohet koncerti ku do të këndonte Goran Bregoviq

PUBLIKUAR

Shumë nga artistët shqiptarë kërkuan bojkotin e ‘Festës së Birrës’, ku do të këndonte këngëtari serb, Goran Bregoviq, gjersa disa prej tyre edhe e anuluan pjesëmarrjen në këtë eveniment siç ishte rasti me Capital T dhe Dafina Zeqirin.

Ndërkaq, për këtë ka reaguar edhe opinionisti Olti Curri.

Ai përmes një shkrimi të publikuar thotë se Bregoviq ka kënduar që në vitin 2006 në Shqipëri dhe se ai është boshnjak.

Ai po ashtu ka kritikuar artistët që kërkuan bojkotimin e koncertit ku do të këndonte Bregoviq.

“Tregojeni patriotizmin duke mos kopjuar muzike serbe ne studiot muzikore ku punoni. Tregoni patriotizëm duke mos i kënduar drogës, armeve dhe krimit. Pasi te jeni shqiptare dhe artiste me dinjitet, hapi i dyte eshte patriotizmi”, ka shkruar ai.

 

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...