Opinion i Arian Hasani ,sekretar i degës së PDK -së në Lipjan

PUBLIKUAR

Opinion i z.Arian Hasani ,sekretar i degës së PDK -së në Lipjan

Tashmë kemi hyrë në vitin e fundit të këtij mandati qeverisës, dhe para nesh kemi më pak se 30 % të realizimit të premtimeve të Kryetarit të Komunës sonë!
Mundësia e realizimit të pjesës tjetër të premtimeve është absolutisht e pamundur për shkak të kohës së shkurtër deri në përfundim të mandatit!
Më e keqja është se kjo përqindje e realizimeve ka të bëjë kryesisht me investime kapitale në lokacionet ku njihen si votuese të LDK-së, ndërsa arsimi është degraduar duke e shëndrruar në kompani punësimi të militantëve partiakë, shëndetësi të lënë anash, bujqësi të injoruar, kulturë totalisht të anashkaluar, devijime të planit urbanistik për shkak të përfitimeve personale etj etj.
Dhe si përfundim, kemi një Kryetar gënjeshtar që gënjeu qytetarët me premtime për investime të mëdha, një Kryetar manipulant që manipuloi me qytetarët për punësime, një Kryetar mashtrues që mashtroi edhe bashkëpartiakët e tij, një Kryetar regresiv që degradoi jetën e qytetarëve, një Kryetar keqpërdorues që po keqpërdor çdo ditë me buxhetin e qytetarëve.
Lipjanit i ka mbetur edhe pak që të frymojë sërish!
Lipjanit i ka mbetur pak që ti rikthehet progresiviteti!
Lipjanit i ka mbetur pak të lirohet nga kjo qeverisje e keqe! (sic) shkruan Hasani.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...