Operacioni i sotëm policor, arrestime për vrasje të vitit 2004

PUBLIKUAR

Dhjetëra policë të EULEX-it kanë rrethuar mëngjesin e sotëm fshatin Koshevicë të Podujevës. Krejt kjo, për një ngjarje që ka ndodhur para 13 vjetësh.

Dhjetëra policë të EULEX-it kanë rrethuar mëngjesin e sotëm një shtëpi në fshatin Kushevicë të Podujevës. Krejt kjo, për një ngjarje që ka ndodhur para 13 vjetësh.

Burime brenda EULEX-it kanë thënë për Gazetën Express se bastisjet e sotme janë kryer për dy vrasje të dy policëve të UNMIK-ut në vitin 2004. Sipas të njëjtit burim, janë arrestuar edhe disa persona.

“EULEX ka kryer një aksion që ka të bëjë me vrasjen e dy policëve të UNMIK-ut dhe tentim vrasjen e dy policëve të tjerë, që ka ndodhur në vitin 2004 në fshatin Kushevicë të Komunës së Podujevës”, ka thënë ky burim nga EULEX-i për Express. “Ka edhe persona të arrestuar për posedim ilegal të armëve”.

E aksioni për bastisje që nisi në këtë fshat, ka të bëjë me ngjarjet e vitit 2004. Ish-ushtari i UÇK-së Agron Sylejmani, tashmë i ndjerë, së bashku me Shkumbin Mehmetin, në vitin 2004 kanë vrarë një polic të Kosovës dhe një të UNMIK-ut. Në shkëmbim me armë zjarri është plagosur Shkumbin Mehmeti. Ai tashmë gjendet në burg i dënuar me 30 (tridhjetë ) vjet, ndërkaq Agron Sylejmani është vrarë.

Sipas Prokurorisë së EULEX-it, Agron Sylejmani dhe të tjerë të panjohur, kanë vrarë Bekim Kastratin, Besim Dajakun dhe kanë plagosur rëndë Gani Gecin. Ndërkaq, një i dyshuar tjetër në lidhje me këto ngjarje, Ruzhdi Shaqiri është vrarë në gusht të vitit 2014. Prokurori i EULEX-it, Robert Kucharski, i ka dërguar një shkresë zyrtare z. Hajriz Kastratit, babait të Bekim Kastratit të vrarë, me anë të të cilës e njofton se Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet për këtë rast, duke konstatuar se personi i identifikuar si doras, Agron Sylejmani, kishte vdekur. Sylejmani ishte nga fshati Kushevicë, komuna e Podujevës.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...