Një sasi e konsiderueshme drogë e llojit heroinë është sekuestruar në Portin e Durrësit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se droga ishte e ndarë në 52 pako dhe ishte fshehur në një kamion me destinacion shtetin fqinj Italinë, ndërsa nuk dihet ende pesha ekzakte e lëndës narkotike.
Sipas policisë droga u sekuestrua ndërkohë që kamioni do të ngarkohej në një prej trageteve të linjës Durrës-Bari, raporton Ora News.
Heroina ishte e fshehur në brendësi të kamionit, por u konstatua falë skanerëve të doganës dhe informacioneve që policia kishte siguruar në rrugë operative
Ndërkohë është ndaluar shoferi i kamionit për t’u marrë në pyetje.
Policia po vazhdon kontroll të imtësishëm në ambiente te ndryshme të kamionit ku u zbulua lënda narkotike.


