Operacion i Policisë kundër korrupsionit edhe në rajonin e Prishtinës

PUBLIKUAR

Operacion i ngjashëm si në rajonin e Ferizajt, saktësisht në Komunën e Shtërpcës, është duke u zhvilluar edhe në rajonin e Prishtinës.

Policia aktualisht është duke zhvilluar operacion në këto dy rajone, ku deri tani janë bastisur disa prona në komunën e Shtërpcës, në lidhje me dyshimet për krim dhe korrupsion, saktësisht kundër të dyshuarve për ryshfet me ndërtimet në Brezovicë.

Një aksion i ngjashëm është duke u zhvilluar edhe në rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur për “Zërin” policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës ka në proces një operacion policor në rajonin e Ferizajt dhe të Prishtinës, dhe tani për tani nuk mund te japim informacione tjera”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Më herët, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka konfirmuar se operacioni është duke u zhvilluar dhe deri tani nuk ka të arrestuar.

 

“Po, është duke u zhvilluar një aksion. Ka të bëjë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pra ryshfet. Ende s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë Jashari.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...