Oktapodi që mund të vrasë 26 njerëz në pak minuta

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...

Ishin jashtëzakonisht me fat dy turistët britanikë në Australi, të cilët vendosën të luajnë me një oktapod të vogël vdekjeprurës, pickimi i të cilit mund të vrasë deri në 26 vetë në pak minuta.

Një nga turistët e hodhi videon me “lojën” e rrezikshme në Facebook dhe shpejt u bë virale.

Ross Saunders dhe Johnpaul Lennon u filmuan duke luajtur me oktapodin, duke e lënë atë që t’i prekë. Ata nuk e merrnin parasysh faktin që kjo mund tu sillte vdekjen e  dhimbshme. Sipas odditycentral, turistët kishin shkuar për peshkim kur gjetën moluskun.

“Ishte një njohje interesante dy-ditore me peshkimin,” shkroi Saunders në Facebook. “Pashë dy perëndime të mrekullueshme, pashë delfinë dhe kapa një oktapod me tentakula  blu, një nga kafshët më të rrezikshme në botë dhe unë as nuk e kuptoj se si ndodhi kjo.”

Ky lloj oktapodi ka helm të mjaftueshëm në tentakulat e tij aq sa për të vrarë dhjetëra njerëz, dhe ekspertët theksojnë se viktimat e saj nuk mund ta kuptojnë pickimin. Pak minuta më vonë, ‘viktimat’, ndjejnë dhimbje, paralizë e plotë dhe vdekja ndodhin./tch/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...