OKB: Shqyrtohet Propozimi i Masës Kundër Njohjes së Jerusalemit

PUBLIKUAR

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po e shqyrton një propozim-rezolutë, me të cilën do të refuzohej vendimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për shpalljen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.

Me këtë dokument, të përpiluar nga delegacioni i Egjiptit, do shpallej se çfarëdo vendimi për statusin e Jerusalemit nuk do të ketë efekt juridik dhe duhet të tërhiqet.

Ky dokument u është dërguar shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbrëmë dhe për të do të mund të votohej javën e ardhshme.

Për kalimin e tij kërkohen nëntë vota, por është e mundshme se Shtetet e Bashkuara do të paraqesin veto dhe do ta pengojnë miratimin e këtij propozimi. (REL)

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...