OKB-së miraton rezolutën për armëpushim 30-ditor në Siri

PUBLIKUAR

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar në mënyrë anonime një rezolutë, me anë të së cilës kërkohet armëpushim 30-ditor në Siri, transmeton BBC.

Të 15 anëtarët e këshillit, kanë votuar për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare, pas luftimeve intensive në Ghoutën Lindore.

Sulmet në këtë zonë që gjendet afër Damaskut, kanë nisur nga forcat qeveritare, të cilat kanë thënë se kanë cak rebelët që kontrollojnë enklavën.

Marrëveshja për armëpushim ka ditë që synohet të arrihet, mirëpo është përballur me mospajtime.

Rusia, aleate e qeverisë siriane ka kërkuar ndryshime.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, ka bërë thirrje që armëpushimi të fillojë të zbatohet menjëherë, mirëpo ajo ka thënë se ka dyshime nëse Siria do t’i përmbahet.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, ka thënë se 500 persona janë vrarë në Ghoutën Lindore, prej ditës së diel.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se situata në këtë enklavë është “ferri në Tokë”. /rel/.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...