OKB planifikon zhvarrosjen e trupave të viktimave nga armët kimike në Siri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Mediat janë duke raportuar se inspektorët globalë të armëve kimike do të marrin një hap të pashembullt të zhvarrosjes së disa trupave të viktimave që kanë vdekur në Duma, për të zbuluar më shumë teksa hetojnë sulmin e dyshuar me armë kimike në Siri.

Shefi i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, Ahmet Uzumcu, ka thënë për Financial Times më 3 maj se organizata në fjalë, gjatë procesit të hetimit ka mbledhur 100 “gjurmë ambientale” prej kur ka fituar qasje në Duma.

Misioni i këtij grupi në Duma është inciuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, pasi pamjet e 7 prillit kanë tmerruar botën.

Ky incident ka shkaktuar nisjen e sulmeve ajrore nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, drejt lokacioneve të dyshuara të armëve kimike nën udhëheqjen e Qeverisë siriane.

Mjekët dhe shpëtimtarët kanë thënë që më shumë se 40 persona janë vrarë në atë që besohet të ketë qenë kombinim i gazit të klorit dhe atij sarin.

Uzumcu ka thënë se grupi i tij është duke kërkuar që të verifikojë këto pretendime duke marrë mostra nga trupat e zhvarrosur.

“Është proces shumë i ndjeshëm. Për këtë arsye jemi shumë të kujdesshëm. Ndonëse ekspertët tanë kanë kryer disa autopsi në të kaluarën, do të jetë hera e parë që zhvarrosim trupa”, ka thënë ai për The Times.

Uzumcu ka thënë se kërkimi do të vazhdojë për një muaj derisa të publikohet raporti për Duman.

Hetimet janë vonuar disa herë për shkak të bllokimit të qasjes në Duma nga Qeveria siriane.

Mirëpo ekspertët kanë thënë se nëse janë përdorur armë kimike, gjurmët mund të identifiohen ende në ambient dhe në trupat e viktimave.

Damasku dhe Moska kanë akuzuar grupin e shpëtimit, Helmetat e Bardha për krijim të filmimeve me urdhër të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. /rel/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...