OKB merr një vendim për luftën në Ukrainë

PUBLIKUAR

Kombet e Bashkuara do të përballen me tri rezoluta të mërkurën lidhur përkeqësimin e situatës humanitare në Ukrainë pasi Rusia vendosi të thërrasë në votim një rezolutë që nuk përmend sulmin e saj ndaj Ukrainës.

Asambleja e Përgjithshme është planifikuar të fillojë të shqyrtojë dy rezoluta rivale të mërkurën në mëngjes – njëra e mbështetur nga Ukraina dhe vendet perëndimore që e bën të qartë se Rusia është përgjegjëse për krizën në rritje humanitare dhe tjetra e sponsorizuar nga Afrika e Jugut që nuk përmend Rusinë.

Këshilli i Sigurimit do të votojë për rezolutën e tretë, e cila është e sponsorizuar nga Rusia dhe e kritikuar gjerësisht se nuk i referohet pushtimit të Ukrainës.

Rusia kishte anuluar një votim në këshill të premten e kaluar pasi diplomatët parashikuan se ajo do të mposhtej në masë të madhe, me shumë abstenime dhe shumë pak vota pro kur nevojiten të paktën nëntë për miratim së bashku me asnjë veto.

Zëvendësambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky, u tha gazetarëve të martën se Rusia kishte kërkuar tani një votim të mërkurën. Ai ishte planifikuar të mbahej pas takimit të planifikuar të Këshillit të Sigurimit të mërkurën në mëngjes për bashkëpunimin e tij me Ligën Arabe.

Polyansky tha se nëse vendet perëndimore nuk e mbështesin rezolutën ruse, kjo do të jetë “një reflektim i hipokrizisë së tyre” dhe refuzim për të mbështetur një masë thjesht humanitare “pa asnjë politizim”, ashtu si rezolutat e tjera humanitare të miratuara nga këshilli 15 anëtarësh.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Deri më tani, lufta në Ukrainë ka shkaktuar miliona refugjatë.

Nga fillimi i luftës deri në mesnatën e 19 marsit, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) regjistroi 902 civilë të vrarë dhe 1,459 të plagosur.

Zyrtarët ukrainas thonë se mijëra civilë janë vrarë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës raportoi të shtunën se 112 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve ndërsë shumë se 140 fëmijë janë plagosur.

Një krizë e theksuar humanitare po zhvillohet momentalisht në qytetin- port të Mariupolit ku vlerësohet se mbi 200,000 civilë mbeten të bllokuar pa ujë, rrymë dhe furnizime ushqimore./REL/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...