Sipas raporteve, në shtator numri i viktimave ka rënë për katër herë, krahasuar me numrin e viktimave në gusht, ka treguar përfaqësuesi i OKB’së
Më shumë se dhjetë mijë persona është raportuar të jenë vrarë në luftën në Ukrainë , ka thënë sot Komisionari i lartë për të drejtat e njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra’ad Al Hussein, transmeton Express.
Komisionari ka prezantuar raportin e 16 të zyrës së OKB’së për të drejtat e njeriut për gjendjen në lindje të Ukrainës.
Sipas raporteve, në shtator numri i viktimave ka rënë për katër herë, krahasuar me numrin e viktimave në gusht, ka treguar përfaqësuesi i OKB’së
Ai ka shtuar se së bashku me rinovimin e rrënojave në tetor është vëzhguar edhe niveli i viktimave civile.
Në nëntor dhe në fillim të dhjetorit numri i tyre u zvogëlua dhe uroj që ky ritëm të vazhdoj, ka përfunduar komisionari. /Express


