OKB-ja tregon sa anije ushqimore ukrainase janë benda dhe jashtë porteve

PUBLIKUAR

Sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka treguar se dhjetëra anije brenda dhe jashtë portes së Ukraijnës janë të ngarkuara me produkte ushqimore.

“Dhjetëra anije kanë lundruar brenda dhe jashtë porteve të Ukrainës, të ngarkuara deri më tani me 720,000+ tonë metrikë produkte ushqimore, si pjesë e Iniciativës për drithërat e Detit të Zi”, ka shkruar ai në Twitter, të enjten.

“Një demonstrim i fuqishëm i asaj që mund të arrihet, madje edhe në kontekstet më shkatërruese, kur vendosim njerëzit në radhë të parë”, ka shtuar ai.

Muajin e kaluar ishte arritur një marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë për lejimin e eksportit të mallrave të Ukrainës – marrëveshja ishte ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia. /Express

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...