OKB-ja i ashpërson sanksionet ndaj Koresë Veriore

PUBLIKUAR

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka aprovuar sot një rezolutë për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Koresë Veriore, si kundërpërgjigje ndaj testit të saj të pestë dhe më të madh deri më tani.

Këshilli e ka aprovuar rezolutën me sanksione sot në mënyrë unanime, ndërsa diplomatët e saj e kanë quajtur rezolutën hap të rëndësishëm përpara, transmeton Express.

Sanksionet e reja kanë për cak të hyrat e monedhës së vështirë të Koresë Veriore duke i vënë kapak eksporteve të thëngjillit, dhe duke i shkurtuar ato për 62%.

Diplomatët kanë thënë se sanksionet e reja e qartësojnë edhe më tej se “përjashtimi i jetesës”, i cili ka lejuar importet kineze, ka për qëllim vetëm mbrojtjen e jetesës të atyre që momentalisht jetojnë në Korenë Veriore, dhe jo njerëzit apo kompanitë kineze që bëjnë biznes me Korenë Veriore.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...