OJQ POLIS: Komuna e Lipjanit gjatë vitit 2016 ka rritje të shpenzimeve prej 3,604.73 euro duke e krahasuar me vitin 2015

PUBLIKUAR

OJQ POLIS ka publikuar infografiken ku paraqiten shpenzimet për dreka zyrtare dhe furnizim me ushqim dhe pije (dreka jo-zyrtare) ku janë të përmbledhura shpenzimet për secilin tremujor të vitit 2016.

Në infografikë këto shpenzime janë paraqitur në dy pjesë, si dreka zyrtare dhe jo zyrtare, shkruan POLIS.

“Për dreka zyrtare vetëm gjatë vitit 2016 janë të shpenzuara 15,205.66 euro. Në këtë shifër janë të paraqitura shpenzimet për dreka zyrtare të Zyres së Kryetarit, Zyres së Kuvendit Komunal dhe të gjitha Drejtorive të Komunës së Lipjanit”, thuhet më tej.

“Ndërsa për furnizime me ushqim dhe pije apo dreka jo zyrtare janë të shpenzuara 31,175.97 euro. Në këtë kategori të shpenzimeve pjesa më e madhe e shpenzimeve është furnizim me ushqim dhe pije për Çerdhen në Lipjan dhe Shërbime Rezidenciale. Mirëpo në këtë vlerë të shpenzimeve hyjnë edhe disa nga drejtoratet të cilat kanë bërë shpenzime në këtë kategori të shpenzimeve”, thotë POLIS-si. /LipjaniNews.com/

wdd

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...