Rrezet UV mund të dëmtojnë sytë e bebeve dhe fëmijëve, prandaj oftalmologët këshillojnë që bebja të mbajë syze kur del në diell
”Të gjithë fëmijët duhet t’i mbrojnë sytë nga drita e diellit, në mënyrë që të parandalojnë djegiet dhe dëmtimet e syve.
“Te foshnjat e vogla, sytë janë ende duke u zhvilluar, prandaj është shumë e rëndësishme t’i mbroni nga rrezet e dëmshme UV”, thekson okulisti dr. Vik Sharma, transmeton Telegrafi.
Rekomandohet që fëmijët deri në moshën 10 vjeç të mbajnë syze në rrezet e diellit.
Është e rëndësishme të theksohet se syzet duhet të jenë të mira, ato që me të vërtetë kanë mbrojtje nga rrezet e dëmshme të diellit.
Por, nëse bebja nuk dëshiron të vërë syze dhe i heq gjatë gjithë kohës?
Mos u mërzitni, ajo ngadalë do të mësohet me to.
Mundohuni të zgjidhni modelin më të përshtatshëm, në mënyrë që bebja të ndihet rehat, ndërsa i mban ato në kokë.

Pse sytë e bebes rrezikojnë më shumë nga dielli?
Korneja, thjerrëzat dhe lëngjet janë shumë më të pastra te foshnjat sesa te të rriturit. Kjo lejon që rrezet e gjatësisë së valës më të shkurtër të arrijnë në retinë, e cila më pas çon në katarakt më vonë në jetë.
Fëmijët dhe adoleshentët janë shumë më të ndjeshëm ndaj dëmtimeve, sepse ata zakonisht kalojnë më shumë kohë jashtë.


