OBSh: Të rinjtë dhe ata pa sëmundje mund të mbesin pa vaksinë anti-covid deri më 2022

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

MPB: Serbia ka ndaluar 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë prej tyre i ka liruar

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar se 10 pjesëtarë të Policisë...

Kurti bëri homazhe në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, thotë se Serbia ende nuk i hap arkivat

Në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe dhe...

Shefja e shkencëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Soumya Swaminathan, ka thënë se të rinjtë dhe personat e shëndoshë mund të jenë të detyruar të presin deri në vitin 2020 për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

Sipas saj, si grupe me prioritet për t’u vaksinuar do të jenë punëtorët shëndetësorë dhe personat që janë më të rrezikuar, siç janë ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Zonja Swaminathan tha se, pavarësisht testimit të vaksinave në njerëz, vaksinimi i shpejtë dhe masiv ka pak gjasa të ndodhë dhe se ende është duke u punuar në përcaktimin e grupeve që do të kenë qasje të parat në vaksinë.

“Shumica e njerëzve pajtohen që (vaksinimi) të fillojë nga punëtorët shëndetësorë dhe ata që janë në vijën e frontit, por edhe aty, duhet të përcaktoni cilët nga ta janë më së shumti në rrezik, e pastaj të moshuar e kështu me radhë”, tha kjo zyrtare.

“Do të dalin shumë udhëzime, por mendoj se një person mesatar, një i ri i shëndoshë mund të jetë i detyruar të presë deri në vitin 2022 për të marrë një vaksina”, shtoi ajo.

Swaminathan tha se shpreson që së paku një vaksinë efektive të jetë e gatshme vitin e ardhshëm, por shtoi se ky ilaç do të ishte i qasshëm vetëm në sasi të kufizuar.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...