OBRM-PDUKM: LSDM dhe Xhaferi po e uzurpojnë Kuvendin

PUBLIKUAR

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese thekson se Talat Xhaferi me ndihmë të LSDM-së po e uzurpon Kuvendin dhe se po bën terror në shtëpinë ligjvënëse, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në Kuvendin e Maqedonisë, i cili është bërthama e demokracisë parlamentare ata duan të zbatojnë diktaturë, të vendosi kush kur do të flet, dhe të mos respektojnë Rregulloren për punë. Me intervenime të dhunshme të sigurimit, LSDM dhe Xhaferi e pamundësojnë debatin dhe duan të ndalojnë proceset demokratike pikërisht në vendin që është zemra e demokracisë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas kësaj partie, LSDM-ja përmes skandaleve, terrorit dhe shkeljes së Ligjit Zgjedhor dëshiron të largohet nga debati për çështjet kyçe politike.

Ata thonë se me këtë mënyrë të punës, LSDM-ja do të deligjitimohet nga qytetarët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...