Objektet në Arktik mund të jenë të helikopterit të zhdukur rus

PUBLIKUAR

Shërbimet e shpëtimit në Norvegji kanë thënë se mund të kenë identifikuar lokacionin e helikopterit rus, me tetë persona, që u rrëzua dje në detin Arktik, raporton Reuters.

“Kemi identifikuar derdhje të naftës dhe balona nga ajri në sipërfaqe të ujit dhe një anije ka identifikuar një objekt që mund të jetë helikopteri rus”, tha Tore Gongset, shefi qendrës së shpëtimit në Norvegji.

Kërkimet për të mbijetuarit e ekuipazhit prej tetë anëtarësh ende vazhdojnë, ndonëse autoritetet norvegjeze thonë se ka pak shanse për ndonjë të mbijetuar.

Rusia ka njoftuar dje pasdite, për zhdukjen e helikopterit, transmeton Evropa e Lirë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...