Obeziteti çon deri në pubertet të hershëm

PUBLIKUAR

Nëse vajzat e vogla trevjeçare kanë peshë të tepërt trupore, që në moshën nëntëvjeçare mund të hyjnë në pubertet

Për pubertetin e këtillë të hershëm përgjegjës është hormoni leptinë, të cilin e tajit indi yndyror, theksojnë shkencëtarët, transmeton Telegrafi.

Nëse vajzat nga mosha trevjeçare kanë peshë të tepërt trupore, që në moshën nëntëvjeçare mund të hyjnë në pubertet, kanë konstatuar shkencëtarët amerikanë.

Rezultatet e hulumtimit të bërë në Universitetin e Michiganit paraqesin edhe një dëshmi të re në një sërë dëshmish ekzistuese, të cilat sugjerojnë që obeziteti shkakton trend gjithnjë e më të hershëm të hyrjes së vajzave të vogla në pubertet.

Hulumtimi mbështetet në përcjelljen nëntëvjeçare të kësaj moshe.

Njëkohësisht paralajmërojnë që në fazën e mëvonshme puberteti mund të kushtëzojë rrezik më të madh për shfaqjen e ndonjë karcinomi, posaçërisht të kancerit të gjirit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...