Obama u çon mesazh të përzemërt britanikëve pas sulmit në Londër

PUBLIKUAR

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama shprehu sot homazhet e tij për viktimat e atentatit të zhvilluar të mërkurën pranë Parlamentit në Londër, duke theksuar forcën dhe qëndrueshmërinë e Britanisë së Madhe.

“Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre në Londër”, shkruan Barack Obama në profilin e tij “Twitter”.

“Asnjë akt terrorist nuk mund të godasë forcën dhe qëndrueshmërinë e aleatëve tanë britanikë”, shtoi ish-presidenti demokrat, shumë diskret që prej largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar.

Grupi xhihadist, Shteti Islamik (ISIS) morri sot përsipër këtë sulm që bëri tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, përcjell Atsh.

Sipas kryeministres Theresa May, “autori i atentatit, që u vra të mërkurën, kishte lindur në Britani të madhe dhe ishte një ekstremist i njohur nga shërbimet sekrete”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...