Obama s’u martua me grua të bardhë nga frika se mund të mos bëhej President

PUBLIKUAR

Gruaja të cilës Barack Obama i propozoi – dy herë – para se ta takonte Michellen, ka marrë vëmendjen e mediave këtë javë pasi u zbuluan disa detaje rreth marrëdhënies së tyre në një biografi të re presidenciale.

Sheila Miyoshi Jager, 53 vjeçe, dukej mjaft mirë përderisa ishte duke ecur me një shoqe në kampusin e arteve liberale në Kolegjin Oberlin, aty ku ajo është profesoreshë.

Jager zbuloi se ajo ishte dashuria e parë e ish presidentit në librin “Një yll në ngritje: Krijimi i Barack Obama” nga biografi dhe fituesi i çmimit Pulitzer, David J. Garrow.

Ajo ndau sekretet e marrëdhënies së tyre, duke përfshirë atë se ajo vazhdoi ta takonte Obamën edhe pasi ai takoi Zonjën e Parë. “Gjithmonë ndihesha keq për këtë”, i tha Jager Garrow.

Burri i saj, Jiyul Kim, tha se gruaja e tij nuk dëshiron të flasë rreth librit kur u kontaktua nga DailyMail. Çifti Obama-Jager kaluan për disa vite dhe takuan edhe familjet e njëri-tjetrit para se të ndaheshin, transmeton Gazeta Express.

Sipas librit, ajo luajti një rol të madh në vitet formuese të Obamës. Aq shumë sa që madje edhe pasi Barack takoi gruan e tij Michelle, ai vazhdoi ta takonte Jager edhe për një vit, thotë libri.

Çifti ishin shumë të dashuruar gjatë viteve të 80’a kur ishin duke jetuar së bashku në Çikago, thuhet sipas Jager. Marrëdhënia e tyre përparoi shumë dhe në dimrin e vitit 1986, përderisa ishin në vizitë tek prindërit e Sheilas, Barack i propozoi asaj.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...