Presidenti amerikan, Barack Obama, mbajti konferencën e fundit për këtë vit dhe të fundit si president.
I irrituar me sulmet kibernetike ruse në zgjedhjet presidenciale që sollën fitoren e Donald Trumpit, Obama kritikoi ashpër Rusinë, shkruan The Guardian.
“Rusët nuk mund të na dobësojnë. Ato janë më të vegjël e më të dobët se ne. Ekonomia e tyre nuk prodhon asgjë që të tjerët duan, pos naftë, gaz dhe armë. Ata nuk janë inovativë, por mund të ndikojnë veç nëse ne humbim hapin tonë dhe heqim dorë nga vlerat tona. Putini nuk mund të na dobësojë, ashtu siç e dobësoi Evropën”, ka thënë Obama, transmeton Telegrafi.


