Obama: Marihuana të trajtohet si cigarja dhe alkooli

PUBLIKUAR

Në një interviste të dhënë për revistën “Rolling Magazine” presidenti amerikan në largim Barack Obama, tha se marihuana duhet të trajtohet si cigare apo alkooli.

Gjatë kësaj interviste Obama e cilësoi situatën aktuale në SHBA sa i takon ligjit mbi drogën si të paqëndrueshme.

Disa shtete që e kanë legalizuar vetëm për qëllime terapeutike marihuanën, të tjera që e kanë dekriminalizuar vetëm për përdorim krijues e disa që vazhdojnë ta ndalojnë atë.

“Kam qenë gjithnjë i bindur se duhet shkurajuar abuzimi me qdo lloj substance dhe nuk jam dikush që beson se legalizimi do të ishte zgjidhja. Mënyra më inteligjente është ta trajtojmë përdorimin e marihuanës si çështje të shëndeti publik ashtu siq bëjmë me cigare dhe pijet alkoolike”, tha Obama.

Sipas tij, klasifikimi i këtyre substancave bëhet në mënyrë legjislative ose përmes Drug Enforcement Administration, agjencia federale që merret me rregullat mbi substancat narkotike, transmeton shekulli.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...