Obama i bën surprise Biden, ky i fundit shpërthen në lotë (VIDEO)

PUBLIKUAR

Presidenti amerikan në largim, Barack Obama, e ka befasuar zëvendësin e tij, Joe Biden, duke i dorëzuar atij medaljen presidenciale të lirisë, pa e paralajmëruar.

Ky është nderimi më i madh amerikan ndaj civilëve, dhe Biden e mori atë emocionalisht, duke mos arritur që të fshehë lotët, shkruan “Jutarnji List”, raporton gazeta Express.

“Kjo është për shkak të besimit tuaj në qytetarët tanë, për shkak të dashurisë tuaj për këtë vend dhe për shërbimin tuaj të cilit i jeni kushtuar gjithë jetën tuaj. Herën e fundit si president, është kënaqësi që t’ju dhuroj nderin më të madh që një qytetar i këtij vendi mund të pranojë”, ka thënë Obama derisa po i vendoste Biden medaljen rreth qafës së tij.

Biden, i cili ishte shumë i tronditur nga kjo medalje, pranoi çmimin, por tha se nuk e meritonte.

“Unë nuk e meritojnë një nderim të tillë, por e pranoj atë sepse e di që vjen nga zemra e presidentit”, tha ai.

Para se të befasonte Biden me medalje, Obama në një fjalim të gjatë vlerësoi zëvendësin e tij, gruan e tij Jill Biden, si dhe fëmijët dhe nipërit e tij.

“Nëse ju nuk e admironi këtë njeri, atëherë me ju diçka nuk është në rregull”, tha Barack Obama./GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...