OAK: Lipjani të ketë më shumë fonde për bujqësi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Oda e Afarizmit të Kosovës ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Komunës së Lipjanit për të parë nga afër problemet me të cilat ballafaqohet kjo komunë, me theks të veçantë ato të sektorit të bujqësisë.

Nijazi Ibrahimi, zyrtar për bujqësi, tha se komuna e Lipjanit tash e sa kohë po përballet me mungesë të fondeve në bujqësi, transmeton LipjaniNews

Alarm më të madh Ibrahimi ka ngritur për mungesën e fondit të veçantë ndaj fatkeqësive natyre, me të cilat është përballur për vite të tëra kjo komunë.

“Kemi mungesë financiare për bujqësi dhe buxheti ynë nuk mund t’i mbulojë të gjitha. Me vite të tëra jemi përballur me fatkeqësi natyrore siç janë ngricat, vërshimet, erërat e ndryshme dhe asnjëherë nuk kemi pasur fond të veçantë, të caktuar për mbështetjen e këtyre dëmeve”. tha Ibrahimi.

Ibrahimi i ka shprehur OAK-ut nevojën për rritjen e buxhetit komunal në sektorin e bujqësisë, meqë sipas tij, buxheti për vitin 2017 është i njëjtë me atë të vitit të kaluar, thuhet në komunikatë. “Më vonë kane filluar disa subvencione dhe grante por vetëm disa kanë arritur që të gëzojnë këto benefite. Vitin e kaluar (2016) sektori i bujqësisë kishte buxhet 100.000 euro prej të cilave 45.000 ishin ndarë për kultivimin e mjedrës, 45.000 të tjera për sera dhe 10.000 të ndryshme. Ky buxhet vazhdon të jetë i njëjtë edhe për vitin 2017, tha z. Ibrahimi.

Ai shtoi se këtë vit nga ngricat e hershme pranverore është dëmtuar më së shumti pemëtaria.
Ndërsa Hysni Zogaj , anëtar i Bordit të OAK-së, theksoi se qëllimi i këtyre vizitave është që të jemi më afër afër bujkut dhe komunave duke i shprehur përkrahjen e Odës në këtë fushë.

Zogaj theksoi që do të kërkojë nga institucionet që Komuna e Lipjanit te ketë më shumë fonde në dispozicion dhe ndërlidhja në mes të Ministrisë së Bujqësisë dhe komunave të jetë në një nivel më të lartë. Oda do të angazhohet maksimalisht dhe do të jetë dorë e zgjatur e prodhuesve në mënyrë që tu dalë në ndihmë kur ata kanë nevojë.
Në takim morën pjesë edhe znj. Sadete Maholli zyrtare për Zhvillim Rural dhe z. Milazim Miftari shef i pylltarisë.

Me këtë rast Lipjani ka falënderuar Odën e Afarizmit të Kosovës për vizitën dhe kujdesin që OAK është duke shfaqur përmes vizitave nëpër komunat e Kosovës.

Së bashku më z. Zogaj për t’u njoftuar me situatën në këtë Komunë, prezent ishin zyrtarët për komunikim me biznese nga Oda e Afarizmit të Kosovës, znj. Donika Gashi, znj. Qendresa Ibrahimi dhe znj.Rrushe Maloku. /LipjaniNews.com/

 

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...