Nxirret në shitje Porsche i fundit me sistemin e ftohjes së motorit me ajër, i ka vetëm 146.500 kilometra të kaluara – është në gjendje të përkryer

PUBLIKUAR

Porsche 911 ishte i njohur për siluetën e saj ikonike dhe sistemin me ajër të ftohjes së motorit me gjashtë cilindra.

Megjithatë me gjeneratën 996, kjo vetura ka kaluar në sistem të ftohjes së motorit me ujë, gjë që shumë nostalgjik të këtij versioni i ka lënë të pakënaqur, transmeton Telegrafi.

Gjenerata e fundit para këtij ndryshimi ishte 993, e tani vetura e vetme me këtë sistem ftohjeje është nxjerrë në shitje.

911 Carrera 4S i prodhuar në vitin 1996 është në listën e shitjes në Elfesport me vetëm 146.500 kilometra të kaluara (91.030 milje).

Megjithatë, sigurisht se këtë kurrë nuk do ta dinit vetëm duke e shikuar, pasi që kjo veturë ka qenë nën përkujdesin e qendrës së Porsche në Zuffenhausen, e pronari i vetëm është kujdesur mirë për të.

Ai është i pajisur me dokumentacionin e plotë dhe përfshinë librin origjinal të servisimit, çelësat dhe kartelat e koduara.

Fuqia motorike është 3.6 litra që prodhon 282 kuaj fuqi dhe tërë kjo fuqi bartet në të katër rrotat – që e vë në lëvizje ndërruesi manual me gjashtë shpejtësi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...