Nxënsit e shkollës Ismajl Luma në Lipjan pjesë e aktivitetit për mbrojtjen e mjedisit

PUBLIKUAR

Në kuadër të projektit “Ngritja në vetëdijësimin dhe sjelljen ekologjike” të cilin janë duke realizuar nxënësit e shkollës Ismajl Luma nën udhëheqjen e mësimdhënësve Sehadije Osmani, Burbuqe Shabani, Fitore Rashiti dhe me përkrahjen e drejtorisë së shkollës, sot u realizua edhe aktiviteti në vazhdën e shumë aktiviteteve të shkollës sonë në sheshin e qytetit “Adem Jashari” me qëllim të senzibilizimit dhe vetëdijësimit të qytetarëve, bizneseve afariste si dhe institucioneve publike për rëdësinë e mbrojtjes  së mjedisit.

Kjo fushatë vetëdijësuese ka filluar me nxjerrjen e fidaneve të drurit të blirit në Parkun Blinaja, mbjelljen e tyre, mandej në hollin e shkollës është bërë prezentimi i punimeve të nxënësve po me këtë temë dhe sot ka kulmuar me aktivitetin në qendrën e qytetit duke shpërndarë fletpalosje qytetarëve të rastit, pronarëve të bizneseve si dhe zyrtarëve komunal dhe të institucioneve tjera, ekspozimin e pankartave  dhe punimeve me porosi për mbrojtje e ambientit.

Në vazhdim pamjet nga aktiviteti.

x

SHIKO MË SHUMË

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...

Policia gjen një sasi të mariuanës në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se është gjetur sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë...

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...