Në prag të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, nxënësit e klasave të para të shkollës fillore të mesme të ulët “Ismail Luma” në Lipjan të shoqëruar nga mësueset e tyre gjatë ditës së sotme kanë vizituar Komunën e Lipjanit.
Gjatë kësaj vizite ata janë mirëpritur nga Kryesuesi i Kuvendit, Daut Azemi, Drejtori i Arsimit, Rasim Hasani dhe Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Anila Reçica Llugiqi, të cilët u spjeguan nxënësve se si funksionon Kuvendit Komunal i Lipjanit dhe puna e komunës në përgjithësi, njofton Komuna
Përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit thanë se kjo vizitë ishte mbresëlënëse dhe falënderuan nxënësit për interesimin e tyre, idetë dhe pyetjet e të cilëve ishin mjaft interesante.



