Nxënësit e SHFMU “Vëllezërit Frashëri”, fitues të shumë çmimeve në garat ndërkombëtare ASEF 2023

PUBLIKUAR

 

Drejtori i Arsimit, Rasim Hasani së bashku me shefin e kabinetit të kryetarit, Avni Jashari, sot kanë pritur në takim nxënësit e SHFMU “Vëllezërit Frashëri”, në Lipjan, fitues të çmimeve në garat ndërkombëtare të Panairit Shqiptar të Shkencës dhe Inxhinierisë (ASEF 2023), mbajtur në Tiranë, njofton Komuna.

Drejtori Hasani ka uruar nxënësit për çmimet e fituara dhe është zotuar që Komuna e Lipjanit në vazhdimësi do të angazhohet për gjetjen e zgjidhjeve për përkrahjen e aktiviteteve të tilla edhe në të ardhmen.
“Shpresoj shumë që do të vazhdoni me suksese te tilla. Çmimet e fituara nga ju nuk i bëjnë nderë vetëm familjeve të juaja dhe shkollës që ju përfaqësoni, por i bëjnë nderë tërë Komunës së Lipjanit” është shprehur drejtori i arsimit.
Gjatë këtij takim, nxënësit prezantuan projektet me të cilat kanë garuar dhe kanë fituar çmimet pas vlerësimit nga juria ndërkombëtare, si dhe treguan për planet që kanë për të përfaqësuar Komunën tonë në garat e radhës në Amerikë.
Nxënësit e SHFMU “Vëllezërit Frashëri”, përfunduan me sukses kompeticionin ku morën pjesë në garën ndërkombëtare ASEF 2023 të mbajtur në Tiranë, në fushat Teknologji, Matematikë dhe Shkenca Natyrore, ku fituan dy vende të para, dy vende të dyta dhe një vend të tretë.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...