Nxehet situata para sfidës, Guardiola ia kthen Mourinhos: “Ndoshta ai është doktor”

PUBLIKUAR

Pep Guardiola i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos, që tha ditë më parë se Manchester City i ka bërë presion trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate, për ta liruar më herët Raheem Sterlingun para ndeshjes të së shtunës.

Mourinho, që mbushi një vit në stolin e Tottenham dhe Guardiola që ditë më parë rinovoi deri më 2023, do të përballen sonte në kuadër të Premierligës nga ora 18:30.

“Mourinho duhet të shkojë të flasë me doktorët e ekipit kombëtar të Anglisë dhe me ata të Manchester City”, tha Guardiola.

“Ai duhet të flas me doktorët, vetëm nëse Mourinho ndoshta është doktor. Nuk e di”.

“S’do të përgjigjem më asgjë për Jose. E thash atë për doktor sepse ai na ka akuzuar për diçka që nuk është e vërtetë, kështu që ai duhet të flasë me doktorët për këtë gjë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...