Nutricionistët kanë konfirmuar: Ky mineral përshpejton dyfish djegien e shtresave yndyrore!

PUBLIKUAR

Është e pabesueshme se si mungesa e disa elementeve dhe mineraleve ndikon në punën e trupit tonë

Nëse rezultatet e dobësimit mungojnë, ndoshta nuk merrni dozë të mjaftueshme të këtij minerali, transmeton Telegrafi.

Me hulumtim nutricionistët kanë ardhur deri te përfundimi që marrja e mjaftueshme e kalciumit mund të përshpejtojë procesin e dobësimit.

Në hulumtim kanë marrë pjesë dy grupe femrash. Ato i janë përmbajtur së njëjtës dietë, të cilën e kanë bërë nutricionistët me përvojë.

I vetmi dallim ka qenë që grupit të parë të femrave i është dhënë norma ditore e kalciumit, ndërkaq grupit të dytë jo.

Gjatë pesëmbëdhjetë javësh femrat të cilat kanë marrë sasi të mjaftueshme kalciumi kanë humbur gjashtë kilogramë të tepërt, derisa grupi i dytë ka shënuar humbje vetëm të një kilogrami.

Në bazë të këtij eksperimenti, ekspertët kanë përfunduar që mungesa e kalciumit në organizmit është pengesa themelore në rrugën drejt linjës së hollë të trupit.

Personat të cilët kanë deficit të këtij minerali, kanë nevojë më të shpeshtë për ushqim.

Kur trupi nuk është i furnizuar me kalcium, truri merr sinjal që ka nevojë për ushqim.

Gjithashtu, mungesa e kalciumit çon deri te grumbullimi intensiv i yndyrës posaçërisht në stomak, ndërkaq shfaqet edhe ngritja e kolesterinës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...