Numrin 10 te Barcelona mund ta marrë Rey Manaj

PUBLIKUAR

Barcelona ka konfirmuar se Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj janë regjistruar në LaLiga dhe do të kenë të drejtë të luajnë në ndeshjen hapëse të sezonit në LaLiga Santander kundër Real Sociedad sonte.

Ndërsa shumica dërrmuese e lojtarëve kanë marrë numrin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, kështu nuk ka ndodhur edhe për futbollistin shqiptar, Rey Manajn.

Fanella Nr. 10 e Lionel Messit është numri i vetëm i disponueshëm, pas kalimit të argjentinasit në Paris Saint-Germain.

Nëse Manaj do të emërohet në skuadrën e katalonasve për ndeshjen e sontme, ai mund të jetë në radhë për të veshur fanellën Nr.10, duke qenë se të gjithë anëtarët në skuadrën e ndeshjes duhet të kenë një numër midis Nr.1 ​​dhe Nr.25.

Sidoqoftë, nëse Manaj e vesh atë numër të fanellës kjo varet nga fakti nëse një anëtar tjetër i skuadrës zgjedh ta marrë atë apo jo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...