Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Britani të Madhe po rritet më shpejt se në Itali

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Kina – qendra e pandemisë – nuk regjistroi ndonjë rast të ri të mërkurën për herë të parë që nga identifikimi i shpërthimit. Ndërsa gjithnjë e më shumë pacientë po shërohen, numri i rasteve aktive në vendin aziatik ra me 50% javën e kaluar.

Por fotografia është shumë e ndryshme në Evropë.

Në Itali, megjithë masat e karantinës dhe kufizimit shoqëror, numri i rasteve u rrit me 171%, krahasuar me 300% në Francë, 500% në Spanjë, 550% në Gjermani dhe 480% në Mbretërinë e Bashkuar, duke nënkuptuar që shpërthimi vazhdon të përhapet, shkruan The Telegraph.

Italia, pavarësisht se regjistroi shumë më pak raste të infektuar sesa në Kinë – 47.021 në krahasim me 80,000 – tani numëron vdekjet e saj për shkak të shpërthimit në 4.032, një numër më i lartë se ai i regjistruar nga Kina, 3.245, transmeton Telegrafi.

Në Mbretërinë e Bashkuar, numri i vdekjeve nga sëmundja është dukshëm më i ulët: 177. Megjithatë, numri ditor i vdekjeve është në rritje dhe tejkalon në përqindje atë të Italisë.

Në vendin mesdhetar, numri më i lartë i vdekjeve në një ditë të vetme që nga fillimi i përhapjes së virusit u regjistrua të mërkurën: 475 vdekje. Ata regjistruan 425 të enjten, një rënie të vogël, përpara 627 këtë të premte.

Rasti i parë i vdekjes nga COVID-19 në territorin britanik u identifikua pesëmbëdhjetë ditë më parë, por që nga atëherë shkalla e vdekjes është më e shpejtë se ajo italiane.

Pas mbi dhjetë vdekjeve, numri i përditshëm i viktimave në Itali filloi të rritet 35% çdo ditë, javën e kaluar ka rënë në nën 20 për qind dhe këtë të premte ai kërceu 46% .

Në anën tjetër, në Mbretërinë e Bashkuar ka një normë ditore të rritjes së vdekjeve nga COVID-19 prej 50%, sipas gazetës britanike The Telegraph. Në Spanjë është 49 për qind.

Gazeta vëren se kur Kina ishte në të njëjtën pikë të pandemisë si Italia – 23 ditë pasi u zbulua vdekja e dhjetë nga virusi – rritja ditore e numrit të vdekjeve ishte 23 për qind. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...