Nuland të hënën do të ketë takime me liderët politik dhe me sektorin qytetar

PUBLIKUAR

Ndihmës sekretari shtetëror i ShBA për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Victoria Nuland, të hënën do të arrijë në Shkup, ka njoftuar Departamenti i shtetit amerikan, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nuland do të takohet me liderët politik dhe me përfaqësuesit e shoqërisë qytetare, me të cilët do të bisedojë për çështje dypalëshe dhe rajonale, si dhe për nevojën për zgjidhje të krizës politike, përkrahjen për punën e Prokurorisë speciale publike dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme.

Në suaza të turneut në Evropën Juglindore, Nuland krahas Maqedonisë do ti vizitojë edhe Gruzinë, Ukrainën, Poloninë, Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe Qipron.

Nuland e shoqëron sekretarin shtetëror John Kerry, i cili do ta vizitojë Gruzinë, Ukrainën dhe Poloninë./Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...