Nuland gjen kohë për shoqërinë civile, jo edhe për opozitën

PUBLIKUAR

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, gjatë vizitës në Prishtinë, ka takuar sot udhëheqësit e institucioneve dhe të shoqërisë civile.

Por, nuk ka takuar drejtuesit e partive opozitare. Ndryshe do të ndodhë gjatë vizitës së saj në Tiranë, ku Nuland ka në agjendë takimin me Lulzim Bashën, kryetar i Partisë Demokratike në opozitë, raporton Telegrafi.

Edhe ambasadori amerikan Greg Delawie, përmes Twitterit ka publikuar fotografitë e takimeve të ndihmës sekretares Nuland, ku ka potencuar se ajo është takuar me përfaqësues të Qeverisë dhe të shoqërisë civile dhe ka biseduar rreth integrimeve evropiane dhe luftës kundër korrupsionit.

“ Nuland dhe unë kemi biseduar me përfaqësues impresiv të shoqërisë civile sot, të gjithë po punojnë për të ndalur korrupsionin në Kosovë”, shkruan ambasadori Delawie në tekstin e shoqëruar me fotografi nga takimet.

Capture12

Ndërkohë zyrtarët e AAK-së nuk kanë asnjë informacion se pse zyrtarja amerikane, Vicotoria Nuland s’e takoi Ramush Haradinajn.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë për Express se nuk e di pse Nuland s’e takoi Ramush Haradinajn, Visar Ymerin e Fatmir Limajn.

Isufi ka thënë se me rëndësi ishte që Nuland në takimet me zyrtarët e lartë kishte kërkesa të qarta për luftë kundër krimit e korrupsionit.

Edhe në NISMA për Kosovën kanë thënë e nuk i dinë arsyet pse s’pati shtrëngim duarsh mes Nuland e Fatmir Limajt.

Jakup Krasniqi ka thënë  se mbesin në qëndrimet e njëjta sa i përket demarkacionit. Kërkojnë shkarkimin ose dorëheqjen e Komisionit Qeveritar për demarkacionin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...