Nuland e Veseli bisedojnë për korrupsionin, krimin e organizuar dhe Forcën e Armatosur

PUBLIKUAR

Zëvendës-sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland është duke qëndruar në Kosovë, ku tashmë ka pasur  disa takime me udhëheqësit e institucioneve.

Fillimisht, ajo ka takuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi ndërsa më pas është takuar edhe me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në njoftimin nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, thuhet se në takimin me Victoria Nuland, u bisedua për proceset aktuale nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.

“Nuland theksoi se Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqishëm Kosovën në ecjen e saj përpara. Në këtë kontekst ajo shtoi se forcimi i sundimit të ligjit, i sistemit të drejtësisë, dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar, janë thelbësore për përparimin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Nga ana e tij, kryetari Veseli theksoi se mbetet i përkushtuar tërësisht në agjendën e forcimit të shtetit ligjor në Kosovë si dhe në reformat e domosdoshme institucionale që kanë të bëjnë me agjendën evro-atlantike të vendit.

Në takim u bisedua edhe për transformimin e FSK-së si proces i domosdoshëm në kuadër të forcimit të shtetit të Kosovës.

Ajo sapo ka nisur takimin me kryeministrin Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.

E pyetur nga Klan Kosova për qëllimin e vizitës së saj, Nuland ka thënë se “ka shumë tema për të biseduar me kryeministrin Isa Mustafa”.

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...