Tottenhami i Jose Mourinhos vazhdon të shkelë këdo që i del para.
Në xhiron e 11 në Premierligë, Tottenham tani e ka mposhtur Arsenalin.
Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e Tottenham, vendasit triumfuan me rezultat të pastër, 2-0.
Vendasit i shënuan të dy golat në pjesën e parë.
Fillimisht shënoi Heung-Min Son, një gol shumë, shumë të bukur nga distanca, derisa tjetrin e shënoi Harry Kane – një dyshe që po sjell fryte këtë edicion.
Me këtë fitore, Tottenham ka shkuar në kuotën e 24 pikëve në Premierligë, lider i padiskutueshëm.
Liverpooli mund të arrijë po aq pikë nëse e mposhtë sonte Wolves, sfidë që do të zhvillohet nga ora 20:15. /Gazeta Express/


