Nuk ndalet hareja edhe pas 30 vdekjeve në ditë: Inspektorët ndërprejnë ahengun familjar me 70 persona

PUBLIKUAR

Policia, në bashkëpunim me inspektorë të Agjencisë së ushqimit dhe Veterinarisë, ka ndërprerë një aheng familjar të organizuar me rreth 70 persona në Prizren.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express Lamir Thaçi, nga Zyra për informim e AUV-it, derisa ka bërë me dije se është gjobitur pronari i biznesit dhe lokali është mbyllur përkohësisht, shkruan Gazeta Express.

“Inspektorati Sanitar i AUV zyra Prizren bashkë me Policinë kanë ndaluar mbajtjen e një ahengu familjar me rreth 70 persona. Biznesi është gjobitur dhe mbyllur përkohësisht deri në një vendim tjetër”, ka deklaruar ai.

Policia kishte intervenuar edhe në dy dasma të tjera në të njëjtin qytet, të cilat po mbaheshin në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria.

SHIKO MË SHUMË

Iu kërkua dorëheqja për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla i gëzohet arrestimeve të fundit: Vrasja e grave s’justifikohet

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen për rastin e...

Dy persona në Gjakovë dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikimin e mbi 2 mijë votave në zgjedhjet e dhjetorit

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar A.M dhe D.K,  veç e veç me gjobë...

ATK shton kontrollet ndaj shitësve online, evidenton 51 biznese me parregullsi tatimore, gjobit 24

ATK ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që shesin online, duke shtuar se nga rreth...