Tjetër humbje për Arsenalin në Premierligë.
Në xhiron e 22-të, “Topçinjtë” kanë humbur me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Aston Villa.
Goline vetëm në këtë takim e shënoi Ollie Watkins, pas vetëm dy minutave lojë.
Vendasit shfrytëzuan një pakujdesi të mysafirëve, për të realizuar golin e fitores, pasi deri në fund, pavarësisht tentimeve, të besuarit e Mikel Artetës nuk arritën të bëjnë diçka më shumë, raporton Gazeta Express.
Kjo është humbja e dytë me radhë për Arsenalin dhe ndeshja e tretë pa fitore në Premierligë, që e lë në pozitën e dhjetë me 31 pikë.
Leeds dhe Southamopton kanë shansin t’i dalin para Arsenalit, pasi renditen në pozitat 11 dhe 12 me nga 29 pikë dhe ndeshje pa zhvilluar këtë xhiro. /Gazeta Express/


