Nuk ka rëndësi çka hani, por edhe kur hani

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Njerëzit të cilët e lënë një racion, hanë duke ecur apo hanë vonë në mbrëmje, kanë shëndet më të keq se personat të cilat hanë racione të rregullta familjare, është konstatuar në një hulumtim më të ri.

Autorët e analizës së efekteve nutricioniste në bazë të shprehive ushqimore kanë sugjeruar që koha e racioneve, si edhe racionet në grup, kanë efekte pozitive për shëndetin dhe rezultate dietale.

Shkencëtarët këtë fenomen e shpjegojnë me atë që çdo organ ka orën e vet, përkatësisht ekziston koha kur mëlçia, zorrët, muskujt dhe organet e tjera tona punojnë, si dhe koha kur ata pushojnë, transmeton Telegrafi.

Këto cikle metabolike janë kyç për proceset nga tretja e kolesterinës deri te krijimi i glukozës dhe do të duhej të jemi në aktiv kur hamë dhe të pushojnë kur nuk hamë.

Këto zbulime çojnë në konkludim që koha e kufizuar e ngrënies së ushqimit paraqet ndryshimin e mënyrës së jetës, e cila do të ndihmojë njerëzit që të mos shtojnë peshë.

Sipas hulumtuesve shkencorë nga Kolegji Mbretëror i Londrës dhe Universiteti Sao Paulo, çrregullimi i vakteve mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme si, diabeti i tipit 2, tensioni i lartë i gjakut, obeziteti e të tjera.

“Ka një farë të vërtetë tek thënia “ha mëngjesin si mbret, drekën si princ dhe darkën si një i varfër”, thotë Dr. Gerda Pot, lektore tek Kolegji Mbretëror i Londrës. “Megjithatë, nevojiten më shumë studime”.  /Telegrafi/

tie

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...